KROACI, EMERGJENCË REKORD NGA ZJARRET

Në Kroaci, vend i përfshirë nga një valë i nxehti, është shpallur situatë e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve.

Flakët e tyre kanë përfshirë zona të konsiderueshme të bregut dalmat dhe rajonet pyjore në brendësi të vendit.

Rreth 200 zjarrëfikës dhe tre avionë të tipit “Canadair” janë të angazhuar në shuarjen e një zjarri të fuqishëm në rajonin e Sebenikut.

Sipas mediave lokale, zona në fjalë ndodhet përgjatë bregdetit adriatik dhe është një nga 40 vatrat e zjarrit që kanë pushtuar vendin prej një jave.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se gjithësesi, zjarre në Kroaci kanë rënë që nga fillimi i vitit duke arritur në 7.825 raste.

Më herët gjatë muajit Kroacia kishte probleme edhe në kufirin me Bosnjen, ku të dyja vendet kanë parë t’u digjen rreth 1.500 hektarë terren, të përbërë nga pisha, ullishte dhe hardhi rushi.

Përveç zjarrfikësve, për të vënë nën kontroll flakët të ndihmuara nga era, atëherë u dislokuan edhe 150 anëtarë të forcave të armatosura.kohaislame

Artikulli paraprakPRESHEVA DO BASHKIM ME KOSOVËN, ASGJË TJETËR
Artikulli vijuesShkencëtarët arrijnë të ruajnë 704TB të dhëna në një gram ADN-je