![kiowas](https://kumti.com/wp-content/uploads/2018/01/kiowas-696x463.jpg)
Mediat e huaja kanë njoftuar se se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë rënë dakord se Kroacia të blejë avionë luftarakë F-16 nga Izraeli.
“Kroacia ka marrë në konsideratë planet për të blerë avionë izraelitë për të përmirësuar flotën e saj të MIG-ve sovjetike, të vjetruar”, citohet një medium izraelit nga mediat kroate, përcjell Kumti.com
Sipas këtij mediumi, vlera e marrëveshjes arrin deri në 500 milionë dollarë.
“Ky zhvillim është një shembull tjetër i lidhjeve të thella mes dy vendeve”, ka thënë zyra e kryeministrit izraelit Netanyahu.