Putin: Gjatë muajve të fundit kemi vrarë 313 terroristë

 

 

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë të ditur sot se operacionet e sigurisë gjatë muajve të fundit kanë vrarë 313 terroristë, të cilët kishin refuzuar që të dorëzoheshin, përfshirë 43 udhëheqës të grupeve terroriste. 

Presidenti rus gjithashtu tha se 479 banditë janë kapur gjatë këtyre operacioneve, por nuk dha hollësi të tjera.

Putin i bëri këto komente gjatë një takimi me shefat e sigurisë, duke thënë se agjencitë e sigurisë së Rusisë kanë qenë shumë më efektive gjatë viteve të fundit.

Ai shtoi se forcat e sigurisë duhet të jenë të vëmendshme dhe të bëjnë përpjekje që të mos shkaktojnë viktima civile gjatë këtyre operacioneve.

Putin tha se dëshiron rezultate maksimale dhe i urdhëroi ministritë dhe departamentet që t’i koordinojnë më mirë aksionet e tyre.

 

 

 

Artikulli paraprakOpozita nuk i ka “numrat” për rrëzimin e Qeverisë Thaçi
Artikulli vijuesFushata në SHBA: Mos e përmend luftën