Krushjanët skeptikë se do të ndëshkohen kriminelët e luftës

Banorët e fshatit Krushë e Vogël janë shfaqur skeptikë, pas nisjes së hetimeve nga EULEX-i për autorët e krimeve në këtë fshat, se ata do të ndëshkohen ndonjëherë, raporton KTV-ja. Ata thonë se qëllimisht deri tash nuk është çuar në vend drejtësia.

EULEX-i ka intervistuar deri tash 4 dëshmitarë, prej rreth 40, sa do të intervistohen, ndërsa janë identifikuar 56 të pandehur të mundshëm, për vrasjen e disa dhjetëra krushjanëve – burra e fëmijë, nga forcat serbe./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMisioni fakt-mbledhës i KE-së po qëndron në Kosovë
Artikulli vijuesOSBE trajnon policët për mbrojtjen e dëshmitarëve