Policia e Kosovës siguron rregull për Vidovdanin e serbëve

0
128

Serbët sot festojnë Vidovdanin, një festë fetare kushtuar betejës së humbur nga turqit në vitin 1389 në Gazimestan afër Prishtinës. Pritet që të tubohen jo vetëm serbë nga Kosova, por edhe nga Serbia.

Kreu i Kishës Serbe, patriarku Irinej ka mbërritur mbrëmë në manastirin e Graçanicës, ku ka mbajtur dy mesha kushtuar kësaj feste, ndërsa sot do të mbajë një meshë kushtuar trimave të flijuar serbë në Gazimestan.

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike sot gjatë festës fetare serbe të quajtur Vidovdani.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënëse se policia ka hartuar një plan operativ strategjik të titulluar “Vidovdani 2012” dhe do të marrë masa ndaj çdokujt që provon të prishë rendin dhe shkelë ligjet e Republikës së Kosovës.

Edhe zëvendësi i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policës së Kosovës në Mitrovicë, Ergin Mediq ka thënë se Policia e Kosovës do të sigurojnë përcjellje për qytetarët të cilët, nesër në mëngjes nga Mitrovica dëshirojnë që në mënyrë të organizuar ta vizitojnë Graçanicën dhe Gazimestanin, me rastin e festës së tyre fetare Vidovdan.

Ai për mediet serbe ka thënë se përcjellja policore do të ofrohet për autobus dhe vetura udhëtarësh, duke apeluar tek të gjithë që konsiderojnë se u është e nevojshme përcjellja policore, që sot në orën 6:00 të mëngjesit të jenë para Shkollës Teknike në Mitrovicë.kohaislame