Kryediplomati Kosovar fajëson vendet Arabe për ekstremizmin fetar

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Enever Hoxhaj, artikulli i gazetës amerikane The New York Times që pretendon se ekstremizmi fetar në Kosovë është mbjellë nga Lindja e Mesme qëndron, përkundër faktit se parardhësi i tij në këtë post kishte mohuar dhe kundërshtuar këtë pretendim.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se disa vende të tjera kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë.

Ndërkaq, me shkrimin e New York Times, në të cilin thuhej se “Kosova është vatër e terrorizmit islamik” të importuar nga Arabia Saudite, nuk binte dakord ish-ushtruesi i detyres së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Ai pati thënë se ky tekst nuk e paraqet realitetin e çështjes së radikalizimit në Kosovë, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Kemi pasur reagime ndërkombëtare ndaj shkrimit, por kemi pasur një ekspert që ka thënë se nuk ekziston një gjë e tillë”, kishte thënë Selimi.

Mirëpo për pasardhësin e tij në këtë post, ministri aktual i Jashtëm i Kosovës, terrorizmi islamik ka ardhur në Kosovë përmes shteteve të Lindjes së Mesme.

Në një intervistë me Associated Press, Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk e ka kultivuar e vetme ekstremizmin fetar. Ministri i Jashtëm i Kosovës aprovon faktet e publikuara para rreth tre muajsh nga gazeta amerikane New York Times, e cila thoshte se terrorizmi islamik në Kosovë, “kishte ardhur nga Arabia Saudite”.

Artikulli paraprakKur duhen ngritur duart gjatë duasë?
Artikulli vijuesShkarkohet këshilltari i ministrit Rrahmani, dyshohet për ngacmim seksual