CIA: Në Siri dhe Irak ekziston mundësia e ndarjes

Në një intervistë me CTC, Brenan tha se në Siri dhe Irak janë përjetuar shumë rrënime, është derdhur shumë gjak dhe janë përjetuar ndarje sektare.

Kreu i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), John Brennan, duke tërhequr vëmendjen për mundësinë e ndarjes në Siri dhe Irak tha se “Nuk jam i sigurtë nëse në të dy vendet mund të formohen qeveri qendrore që mund të drejtojnë në një mënyrë të drejtë. Mund të jetë një strukturë federale e përbërë nga qeveria qendrore dhe rajonet autonome”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me CTC, Brenan tha se në Siri dhe Irak janë përjetuar shumë rrënime, është derdhur shumë gjak dhe janë përjetuar ndarje sektare.

Pasi ka vënë theksin në mundësinë e ndarjes së këtyre dy vendeve Brennan u shpreh se “Nuk e di nëse do ketë bashkim në Siri dhe Irak. Gjithashtu nuk jam i sigurtë nëse mund të formohen qeveri qendrore që mund të drejtojnë në një mënyrë të drejtë. Mund të jetë një strukturë federale e përbërë nga qeveria qendrore dhe rajonet autonome. Sigurisht që kjo varet se çfarë do të ndodhë në 3-4 vitet e ardhshme.”

Ndër të tjera Brennan ka theksuar se nuk dëshirojnë qeveri qendrore autoritare represive as në Siri dhe as në Irak sepse këto lloj qeverish kanë shkaktuar këto probleme që po përjetohen.

“Marrja e Rakka-s nga DAESH-i do të jetë e vështirë”

“Me Pranverën Arabe pas largimit të liderëve autoritarë menduan se do të lulëzonte demokracia, por nuk ndodhi kështu”, u shpreh Brennan duke vënë në dukje se një demokraci perëndimore është e vështirë për Irakun.

Duke rikujtuar se organizata terroriste DAESH mban peng një numër të madh të civilëve dhe duke paralajmëruar se mund të përjetohen një numër i madh vdekjesh Brennan tha se “Marrja e Rakka-s nga DAESH-i do të jetë më e vështirë se Munbixhi.”

John Brennan gjithashtu në një konferencë në Washington ku diskutoheshin çështjet e sigurisë kombëtare ka bërë vlerësime në lidhje me Sirinë dhe Irakun. Pasi ka përdorur shprehjen se “DAESH-i do të vazhdojë praninë e tij për një kohë të gjatë edhe në Siri edhe në Irak”, Brennan ka theksuar se është gjithmonë i pranishëm rreziku për rikthimin në vendet e tyre të militantëve të huaj që kanë shkuar për të luftuar në Siri. Sipas tij, shumica prej tyre edhe për Amerikën edhe për vendet e tjera do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për shumë vite.

Artikulli paraprakQytetarët në Maqedoni përgatitje për pritjen e Kurban Bajramit
Artikulli vijuesShqipëria dhe Kosova përgatiten për Kurban Bajramin