Kryemadhi: Protesta do jetë paqësore, por policia të mos na provokojë!

Monika Kryemadhi duke folur sot përpara gazetarëve tha se opozita do të organizojë një protestë paqësore të shtunën e ardshme, më 27 janar. Nga ana tjetër ajo i bëri thirrje policisë të mos provokojë për të nxitur përplasje polici-protestues.

Pjesë nga deklarata e saj

Në 27 janar protesta do jetë paqësore ku të gjithë shqiptarët që janë të varfër që ndihen të pashpresëdhe duan të ikin nga sytë këmbët, i ftojmë që në 27 janar të protestojmë që ti tregojmë Ramës që shumica e qytetarëve janë kundër tij.

Në imazhin e shqiptarëve eshte krijuar ideja e protestave te dhunshme, por dhunën e solli zoti Rama në 21 janar 2011, ishte shembulli më i keq i te berit proteste.

Ajo e 18 dhjetorit 2017 ishte shumë paqësore, nëse flakadanët quhen bomba molotov?!
Policia dhunoi disa gra e vajza, dhuna s’është nga njëra anë, dhuna vjen kush e provokon dhe policia duhet të jetë e kudjesshme që të mos provokojë protestuesit.

 

Artikulli paraprakKina bllokon platformat e centralizuara të këmbimit të monedhave kriptografike
Artikulli vijuesVrasja e Ivanoviç dhe plani sekret i Serbisë për të shkaktuar trazira në Kosovë