Kryeministri Haradinaj premton ndryshimin e gjendjes në arsim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar ndryshimin e gjendjes në arsim, pasi kjo është përgjegjësi dhe obligim i qeverisjes së vendit.

Ai më tutje ka thënë se planprogramet për nivelin e ulët mësimor janë eksperimentale, si dhe ka kritikuar infrastrukturën në shkolla duke thënë se monitorimi i shkollave është fals.“Ka numër shumë të madh të orëve të humbura dhe plot mësimdhënës nuk e kanë problem që nuk mbajnë mësim”, tha Haradinaj në konferencën: “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”, e cila është konferenca ndërkombëtare për “PISA 2018” e që po mbahet në Prishtinë me organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me “Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit” (GIZ) GmbH.

Ministri i Arsimit, Shiqyri Bytyqi, ka thënë se reformat në arsim duhet të sjellin ndryshim pozitiv jo vetëm në rezultatet arsimore, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe si e tillë këtë gjë duhet bërë bashkërisht.Ai me këtë rast ka falënderuar qeverinë gjermane, e cila ka ofruar përvojat më të mira ndërkombëtare sa i përket testit PISA, ndërkaq shtoi se MASHT-i ka mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e cilësisë në arsim.

Artikulli paraprakKosovën e presin ditë me shi e borë
Artikulli vijuesPërmbytjet, mbi 300 të evakuuar në Shqiperi. Ndërhyrje dhe me helikopter