Kryeministri hungarez kërkon referendum për migrantët

Orban tha se pyetja e referendumit do të jetë: “A doni që Bashkimi Evropian të përcaktojë vendosjen e detyrueshme të qytetarëve jo-hungarez në Hungari pa pëlqimin e Parlamentit?

BUDAPEST (AA) – Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban bëri thirrje për mbajtjen e një referendumi kombëtar mbi planin e Bashkimit Evropian për të futur kuota të detyrueshme për pranimin e migrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Orban tha të mërkurën se kjo do të thotë se mund të votohet për propozimin e BE-së ose kundër tij, “me të cilën do ti jepet mbështetje pavarësisë së Hungarisë për të refuzuar kuotat e detyrueshme”.

Artikulli paraprakAvionët rusë sulmojnë një treg në Idlib, 8 të vdekur dhe 28 të plagosur
Artikulli vijuesPKK i ka shkaktuar dëm prej 100 milionë dollarësh Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut