PKK i ka shkaktuar dëm prej 100 milionë dollarësh Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut

“Sidomos janë vënë në pah kërcënimet lidhur me tubacionin e gazit natyror. Kjo është një provë e hapur se PKK-ja është përgjegjëse për sulmin”, deklaroi Dizayi

ERBIL (AA) – Zëdhënësi i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut Sefin Dizayi bëri të ditur se që nga 17 shkurti e deri më tani linja e tubacionit Kerkuk-Yumurtalik nuk është në funksion. “Ne konsiderojmë se PKK-ja është përgjegjëse për sulmet. PKK-ja edhe më parë ka kryer sulme ndaj kësaj linje të tubacionit dhe i ka marrë përsipër sulmet”, deklaroi Dizayi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në një deklaratë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) tha se për shpërthimin e tubacioneve të naftës të linjës Kerkuk-Yumurtalik përgjegjës e shohin organizatën terroriste PKK.

Artikulli paraprakKryeministri hungarez kërkon referendum për migrantët
Artikulli vijuesPrifti Arsenije trondit Serbinë: Vajzat tona duhet të vishen si myslimanet