Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i ka mbrojtur të drejtat dhe liritë individuale kur është pyetur rreth një polemike në Francë, e cila e ndalon veshjen e burkinit në plazhet e saj.
“Ne duhet të jemi tolerant në Kanada,” tha Trudeau pas një takimi me minitrat e tij për të planifikuar agjendën legjislative të Qeverisë, shkruan The Guardian.
Trudeau e ka përjashtuar idenë për ndalimin e burkinit në Kanada
“Në Kanada, a mund të flasim për pranimin, të qenet të hapur, miqësinë, dhe mirëkuptimin? Ka të bëjë me atë se ku po shkojmë dhe nëpër çfarë po kalojmë çdo ditë në komunitetet tona të pasura dhe shumëllojshme,” tha ai.
Trudeau është treguar shumë i hapur me muslimanët, ku në Ramazan ka shkuar për të bërë iftar me besimtarët musliman të Kanadasë.