Kryeministri i Kirgisistanit, Coomart Otorbayev njofton dorëheqjen

Otorbayev në një deklaratë në Këshillin e Përgjithshëm të Parlamentit ku u vlerësuan reformat e qeverisë për vitin e kaluar, ka bërë publike dorëheqjen e tij
 
Kryeministri Coomart Otorbayev i qeverisë së koalicionit i cili filloi detyrën e tij më 4 prill 2014 në Kirgisistan ka dhënë dorëheqjen nga detyra, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Otorbayev në një deklaratë në Këshillin e Përgjithshëm të Parlamentit ku u vlerësuan reformat e qeverisë për vitin e kaluar, ka bërë publike dorëheqjen e tij. “Në një vend demokratik pushteti nuk duhet të jetë monopol. Unë mendoj se duhet të rishikohet edhe njëherë organi drejtues. Për këtë arsye jap dorëheqjen. Ju faleminderit për gjithçka”- u shpreh Coomart Otorbayev.
 
Disa deputetë të partive Ata Meken dhe Ar Namis të cilët kanë hyrë në koalicionin e qeverisë kritikuan kryeministrin dhe kabinetin e tij për problemet ekonomike dhe me arsyen se nuk kanë mundur të zgjidhin problemet në lidhje me përpunimin e arit në minierën Kumtor e cila drejtohet nga kompania kanadeze.
 
Ndërsa Kryetari i Parlamentit, Asılbek Ceenbekov, duke theksuar se në një shtet i cili qeveriset nga një sistem parlamentar duhet të ketë një figurë të rëndësishme të kryeministrit, ka përmendur si arsye për dorëheqje të kryeministrit Otorbayev, mos arritjen e një konsensus me autoritetet drejtuese të kompanisë Centerra Gold të cilët drejtojnë minierën e arit Kumtor.
 
Edhe Feliks Kulov, Lideri i partisë Ar Namıs theksoi se mos pasja e një kryeministri pikërisht në një periudhë kur Kirgisistani pritet që me 9 maj të marrë anëtarësim të plotë në Bashkimin Doganor Euroaziatike do të ndikojë negativisht.
 
Me dorëheqjen e Otorbayev pas ndërrimit të pushtetit në 2010, në Kirkisistan kjo është hera e tretë që bie qeveria e koalicionit.kohaislame
Artikulli paraprakGrante dhe subvencione për zhvillimin e bujqësisë në Gjakovë
Artikulli vijuesGjuriqit s’i jepet lejehyrja, e ai: Shihemi në Kosovë!