Egjipti në shtet-rrethim

Arrestimi i Muhammad al-Biltaji, njërit prej udhëheqësve të “Vëllazërisë Muslimane” pritet të përshkallëzojë protestat në Egjipt.

Al-Bitaji u arrestua ditën e premte nga ushtria egjiptiane në zbatim të urdhër-arrestit të lëshuar që më 10 korrik nga prokurorët në Kajro që e akuzonin atë si nxitësin kryesor të dhunës që përfshiu vendin pas rrëzimit të presidentit Muhamed Mursi në ditët e para të korrikut.

“Vëllazëria Muslimane” ka paralajmëruar protesta për ditën e sotme. Masa të forta sigurie janë vendosur në Kajro dhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit.

Ushtria patrullon me autoblinda dhe tanke në rrugët e kryeqytetit duke shtuar prezencën e saj, ndërsa orari i shtet-rrethimit është reduktuar me 2 orë.

Al-Biltaji ndodhej prej ditësh ndodhej në qendër të kritikave të televizioneve egjiptiane që e akuzonin si nxitësin kryesor të dhunës.

Mijëra persona kanë gjetur vdekjen që nga 3 korriku, kur ushtarakët e lartë rrëzuan presidentin Mursi./TCH/kohaislame

Artikulli paraprakParlamenti britanik kundër Sirisë, SHBA-së i mbetet intervenim i njëanshëm?
Artikulli vijuesBritania jashtë angazhimit në Siri