Kryeministri i Irakut Hajdar el-Ibadi ka kërkuar nga Gjermania ndihmë për dhënien e mjeteve teknike për Shërbimin İnformativ irakian.
Në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih Kryeministri irakian el-Ibadi ka thënë se është takuar me Kancelarën gjermane Angela Merkel dhe i ka kërkuar asaj armë dhe mjete të nevojshme për Shërbimin Infromativ të Irakut.
El-Ibadi ka thënë se Iraku ka marrëdhënie shumë të mira me Gjermaninë dhe se Merkel i ka dhënë fjalën që do ta ndihmojë në këtë temë.
El-Ibadi duke prekur edhe temën e ISIS tha se do të dalin fitimtarë nga kjo luftë.
Ai shtoi se irakianët janë në gjendje të luftojnë të vetëm kundër ISIS por fitorja ndaj tyre në këtë mënyrë do të zgjaste shumë.
El-Ibadi theksoi gjithashtu se edhe Turqia e kosnideron ISIS si një kërcënim por prioritetet e tyre janë të ndryshme tha ai.
El İbadi theksoi gjithashtu se janë të gatshëm të shtojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin kundër ISIS me Turqinë.