Kryeministri kanadez, Harper: Armiqtë më të mëdhenj janë xhihadistët radikalë

0
171

Kryeministri kanadez, Stephen Joseph Harper, ka deklaruar se armiqtë më të mëdhenj për popullin kanadez janë xhihadistët radikalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij në rajonin e Richmond Hill të Torontos, Kryeministri Harper foli në lidhje mbi projekt-ligjin e ri të anti-terrorit të paraqitur në parlament. Harper i cili tha se xhihadistët radikalë kanë vrarë ushtarë në rrugët e Kanadasë shprehet se:

“Terrorizmi xhihadist, është një kërcënim për popullin tonë brenda dhe jashtë Kanadasë. Xhihadistët radikalë, janë armiqtë më të rrezikshëm në botë të parë ndonjëherë. Do të ishte një gabim i madh të injorohet ky kërcënimin. Terrorizmi xhihadist nuk ka të ardhme, por është një realitet. Xhihadistët radikalë janë armiku më i madh, sepse Xhihadi nuk është e drejtë njerëzore, është arsyeja e luftës. Ky kërcënim nuk është në çdo vend, por është këtu, në rrugët tona në bulevardet tona. Këta terroristë kanë si objektiv vlerat tona që ne mbrojmë. Projekt-ligji i përgatitur është për të mbrojtur shoqërinë nga kërcënimi”.

 

– Shërbimit Sekret autorizim të jashtëzakonshëm

Projekt-ligji i ri i Anti-Terrorit i përgatitur me kodin Bill C-51, i jep autorizim të jashtëzakonshëm Shërbimit Sekret (CSIS) të Kanadasë.

Sipas projekt-ligjit, ata që promovojnë apo janë pozitiv ndaj aktiviteteve të terrorizmit do të konsiderohet si një krim. Projekt-ligji i cili i jep të drejtën CSIS dhe ekipeve të tjera të sigurisë për të bllokuar llogaritë bankare dhe ndalimin e udhëtimeve të të dyshuarve, gjithashtu minimizon edhe nivelin e provave të nevojshme për të arrestuar të dyshuarit.

Në rast të miratimit të projekt-ligjit, ekipet e sigurisë në Kanada do të mund të konfiskojë të gjitha të dhënat aktuale dhe ato fshira në kompjuterët e personave të dyshuarve kryesisht dhe ato të dhëna që qarkullojnë në rrjetet sociale.