Kadyrovi kërcënon Turqinë: Po presim urdhrat e Presidentit Putin

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ka akuzuar Turqinë për tradhti dhe ka thënë se autoritetet e këtij vendi do të pendohen për incidentin me Rusinë.

“Nuk kam asnjë dyshim se Turqia do të pendohet për një kohë të gjatë. Ata që flasin për miqësi dhe bashkëpunim në asnjë rast nuk do ta bënin një akt të tillë tradhtie”, ka shkruar Kadyrov në njërën nga llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

“Vlerësoj se është përgjegjësi e imja që të deklaroj se unë personalisht, Republika Çeçene si dhe i gjithë populli çeçen janë të gatshëm të presin urdhra nga Presidenti rus. Për këtë, ne kemi fuqinë, forca të armatosura mirë dhe mijëra vullnetarë. Ne gjithmonë jemi në pritje të urdhrit. Do t’u siguroheni se si do ta bëjnë këtë patriotët e vërtetë të Rusisë”, ka thënë Kadyrov.

Dhe ja fytyra e vërtet e Kardyrovit, i cili hiqet si mysliman mirëpo mbanë anën e Rusisë fashiste, për atë ai edhe është lider i Çeçenisë, vend i mbushur me shehida në luftë kundër pushtuesve zullumqarë./KohaIslame

Artikulli paraprakPatriarku Irinej: O serbë, kthehuni në Kosovë
Artikulli vijuesImamët e akuzojnë: Por a është Edi Rama një mason?