Kryeministri kanadez pret sirianët: T’i tregojmë botës si të hapin zemrën

Avioni i parë ushtarak me refugjatë sirianë ka mbërritur në Kanada.
Ka qenë vetë kryeministri i këtij shteti, Justin Trudeau, i cili ka bërë pritjen e 163 refugjatëve, duke dhënë edhe një mesazh për mbarë botën. “Po i tregojmë botës si të hapin zemrat për këta persona”, është shprehur ai, transmeton Gazeta Shqip.
Qeveria e sapozgjedhur është zotuar se do të presë deri në 250 mijë refugjatë sirianë deri në fund të shkurtit, të cilëve do t’u sigurojë një strehë.
Kanadaja ka një qëndrim komplet të kundërt me atë të SHBA-së, pasi shteti kanadez ka qenë i hapur për të marrë emigrantë.
Ministri për Emigracionin ka deklaruar se 10 provincat në Kanada janë të gatshme për të pritur refugjatët.
“Ky është një momenti i rëndësishëm për Kanadanë. Ky veprim tregon se si jeni ne në të vërtetë. Është një projekt kombëtar dhe që nuk ka ngjyrime politike”, është shprehur ai. Pritet që gjatë kësaj jave edhe 300 sirianë të vendosen në Kanada.

Artikulli paraprakMuhammad Ali ia kthen Trapit
Artikulli vijuesMbulohet ish këngëtarja Violeta Kukaj