A është ky plani ideal që e rehaton çështjen e Sirisë?

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se marrëveshja e bërë nga opozita Siriane paraqet opcionin e vetëm të mirëfilltë për të ardhmen e vendit pa presidentin Bashar al Assad.

Ata sot e kanë prezantuar këtë marrëveshje që tregohet shumë vizionare për të ardhmen e Sirisë, që fillon me armëpushim 6 muajsh dhe lejimin e çdo ndihme humanitare, përcjell Independent.

Pas këtyre 6 muajve, do të ketë një administratë trancizionale ku do të përfshijë qeverinë dhe opozitën, duke udhëhequr vendin për 18 muaj. Gjatë kësaj periudhe do ti kërkohet Assadit të largohet dhe pas 18 muajve do të ketë zgjedhje.

Boris Johson, ministri i Jashtëm i Britanisë ka thënë se ka shans që ky vizion mund të punojë shumë mirë”.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Perëndimi ka bërë që regjimi të ndryshojë shumë gjëra në atë që shihet si paqësore për Sirinë. Por Rusia është një aleat i fuqishëm i Sirisë, ku ka thënë se përkrahin Assadin për çdo gjë.

Ata këto gjëra po i diskutojnë në takim në Kombet e Bashkuara, për të bërë një zgjidhje për situatën e rëndë që është në Siri tani qe 6 vite./KohaIslame

Artikulli paraprakPiloti i aeroplanit të rrëzuar në Shkup ka qenë i akuzuar për nxitje të urrejtjes racore
Artikulli vijuesObama emëron të parin musliman si gjykatës federal