Kryeministri Netanjahu në OKB

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po i bën thirrje botës të vendosë “vija të qarta ndaluese” për programin bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se është rruga e vetme për të ndalur një luftë bërthamore.

Udhëheqësi izraelit i bëri komentet para delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së sot – duke përdorur diagramën e një bombe – duke marrë herë pas here duartrokitje të forta.

Netanyahu tha se Irani mund të arrijë në atë pikë deri në fund të verës së ardhshme në se implantet e tij të pasurimit të uraniumit lejohen të vazhdojnë të operojnë.

Kryeministri izraelit tha se udhëheqësit “apokaliptik” të Iranit nuk do të hezitojnë të përdorin armët bërthamore kundër Izraelit apo kujdo tjetër dhe kritikoi ashpër ato vende që sugjerojnë se një Iran bërthamor mund të ndihmojë në stabilizimin e Lindjes së Mesme.

Po sot, Presidenti palestinez Mahmud Abaz fajësoi Izraelin për bllokimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme duke thënë se Izraeli ka refuzuar një zgjidhje me dy shtete dhe është duke u përpjekur për të detyruar kolapsin e Autoritetit Palestinez.

Abbas mori një raund të duartrokitjesh të gjata ndërsa u ngjit në podium para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku kritikoi Izraelin që ka vazhduar të ndërtojë vendbanime të reja në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

Izraeli thotë se negociatat me palestinezët nuk duhet të zhvillohen me parakushte. Por zoti Abbas thotë se nuk është tepër vonë për të shpëtuar procesin e paqes.

 Abbas gjithashtu i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të njoh Palestinën si shtet vëzhgues. Ai e përdori fjalimin e tij të vitit të kaluar duke kërkuar që organizata t’ jepte anëtarësimin e plotë të territorit, kërkesë e cila u refuzua.woa/kohaislame

Artikulli paraprak“Izraeli, spastrim etnik në Palestinë”
Artikulli vijuesTragjedi, nëna vret pesë fëmijët e saj