Tragjedi, nëna vret pesë fëmijët e saj

Një grua në Gjermaninë veriore u arrestua si e dyshuar për vrasjen e pesë fëmijëve të saj të sapolindur.

28-vjeçarja pranoi vrasjen e dy prej foshnjeve, por tre trupa të tjerë u gjetën në qilarin e shtëpisë së saj.

Identiteti i së resë nuk është bërë i ditur, por mediat gjermane informuan se nëna “monstër” jetonte në qytetin e Flensburgut, pranë kufirit me Danimarkën.

Nga të dhënat e para, motivi i vrasjes duket se ishte mosaprovimi i bashkëshortit për pasjen e fëmijëve të tjerë.

Çifti ka dy fëmijë të shëndetshëm, 10 dhe 8-vjeçarë. Duket se bashkëshorti nuk kishte mësuar asgjë për shtatzaninë e gruas së tij obeze.

Në vitin 2006, një tjetër shtetase gjermane u dënua me 15 vjet burgim, për vrasjen e tetë fëmijëve të saj të sapolindur ndër vite dhe varrosjen e tyre në oborrin e shtëpisë, pranë kufirit gjermano-polak./tch/kohaislame

Fotoja që shihni është ilustruese

 

Artikulli paraprakKryeministri Netanjahu në OKB
Artikulli vijuesVrapimi parandalon sëmundjet kardio-vaskulare