Kryeministri Thaçi merr pjesë në Samitin e Konferencës Islamike

Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit,  Mohamed Morsi, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku do të merr pjesë në Samitin e Konferencës Islamike që po mbahet në Kajro.

Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me burrështateas, mbretër dhe kryeministra të vendeve të Konferencës Islamike, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.
Ky është Samiti i dymbëdhjetë me radhë, që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Islam, dhe ku Egjipti do të marrë zyrtarisht presidencën për tri vitet e ardhshme.
Pjesëmarrësit po ashtu do të shohin për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe konsultimeve politike në mes të anëtarëve të këtij forumi./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli po rrënon ndërtesa islame pranë Xhamisë Al-Aksa
Artikulli vijuesThaçi i kërkon Morsit njohjen e Kosovës