Kryeministri turk: Do të dërgojmë në Kuvend propozimin për sistemin presidencial

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, njoftoi se grupi i AK Partisë, do të dërgojë në Kuvend propozimin lidhur me ndryshimin e Kushtetutës dhe sistemin presidencial, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me fjalët e kryetarit të Përgjithshëm të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, se “Ne nuk frikësohemi ta pyesim popullin. Nuk shikojmë arsye tek kjo”, tha se “Ka thënë të drejtën. Nuk ka diçka që nuk dihet, gjithçka dihet”.

Në lidhje me pyetjen nëse është arritur ndonjë konsensus në lidhje me referendum për sistemin presidencial, Yıldırım tha: “Grupi i AK Partisë, do të dërgojë në Kuvend propozimin lidhur me ndryshimin e Kushtetutës dhe sistemin presidencial. Vendimi është i Kuvendit”.

Ndërsa pyetjes se kur do të mbahet referendum, ai iu përgjigj “sa më shpejt”.

Në lidhje me takimin e mundshëm me kryetarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, ai tha se “Mund të takohemi me çdo njeri, vazhdon fryma e Jenikapi-së”, duke aluduar në tubimin mbarëpopullor ku të pranishëm ishin edhe liderët e pushtetit dhe ata të opozitës.

Artikulli paraprakErdoğan për praninë e forcave turke në Bashika: Kemi përgjegjësi historike
Artikulli vijuesIrak: Vazhdon ofensiva e forcave qeveritare rreth Mosulit