Një rrahje ndërmjet kryetarit të bashkësisë islame të Maqedonisë Sylejman Rexhepi dhe myftiut të Shkupit Ibrahim Shana ka ndodhur dje në parkingun afër Operës e Baletit të Maqedonisë, raporton gazeta maqedonase “Dnevnik”.
Konfliktit fizik i parapriu një grindje gjatë një solemniteti në resiat të cilin e kishte organizuar Bashkësia Islame e Maqedonisë me rastin e një feste kuranore.
Kryetari i bashkësisë islame të Maqedonisë kishte reaguar me rastin e një mirënjohjeje për myftiun Shkupit për mbrojtjen e pasurisë se Vakëfit, transmeton Koha.net.
Për këtë kishte thënë se është propozim i funksionarëve të kriminelëve të Myftinisë, por grindja kishte vazhduar pas solemnitetit në parking kur kryemyftiu ishte sulmuar fizikisht me objekt të fortë nga myftiu.
Të pranishmit kishin ndërhyrë dhe i kishin ndarë.
Deri në çfarë niveli ka mbërri përleshja mes të dy lartëpërmendur, ende ka spekulime.