Pakistan: Furnizuesit e NATO-së në Afganistan, "prishen për pare"

Shoferët e kamionëve që transportojnë furnizime të NATO-së në Afganistan kanë filluar një grevë në veriperëndim të vendit për të protestuar për paga të ulëta, siguri të papërshtatshme dhe kundër, siç i quajnë ata, zyrtarëve të korruptuar.

Jehanzeb Khan, kreu i sindikatës së punëtorëve të transportit në veriperëndim të Pakistanit, thotë se greva filloi të mërkurën pas një vendimi të Islamabadit që kishte kërkuar nga shoferët për furnizime të NATO-s që të punojnë përmes kompanive të autorizuara në vend se të bëjnë marrëveshje individuale.

Khan, gjithashtu pohoi se çdo shofer kamioni duhet që t’ju paguaj ryshfet zyrtarëve të sigurisë rreth 165 dollarë për të kaluar nëpër zonën fisnore Khyber për të vazhduar më pas në drejtim të kufirit.

Policia në pikë-kalimin Torkham në kufi me Afganistanin, thonë se asnjë kamion i cili ka për destimin furnizimin e NATO-së nuk ka kaluar gjatë ditës së mërkurë. Ndërkohë, zyrtarët e NATO-së në Afganistan nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me ketë grevë.

Artikulli paraprakKryengritësit sirianë lirojnë pengjet iraniane në këmbim të grave dhe fëmijëve
Artikulli vijuesIndi: Zotim për pëgjigjje ndaj sulmit të Pakistanit