Kryengritësit sirianë marrin pjesërisht kontrollin e kufirit me Turqinë

Kryengritësit sirianë kanë marrë kontrollin e një të tretës së kufirit me Turqinë pas betejave të ashpra me trupat qeveritare, ndërsa luftimet vazhduan në qytete kyçe, Aleppo dhe Damask. Sipas njoftimeve, 32 persona janë vrarë të mërkurën në mbarë vendin, prej tyre 27 civilë.

Në kalimin kufitar Tal Abyad pranë Turqisë, kryengritësit grisën flamurin sirian ndërsa autoritetet turke mblyllën zonën dhe ndaluan një turmë njerëzish që u përpoqën të kalonin kufirin për në Siri, raporton VoA.

Kjo është hera e parë që forcat që luftojnë për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Assad sulmojnë një zone kufitare në provincën al-Raka që ka mbështetur qeverinë.

Grupi Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se kryengritësit u tërhoqën nga tre zona të Damaskut pas disa javë bombardimesh dhe përleshjesh.

Në qytetin verior të Aleppos, ushtria njoftoi se kryengritësit sulmuan disa pozicione ushtarake në lindje, dhe se helikopterët i zbrapsën.  /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakDënohen 22 agjentë të CIA-s nga Gjykata e Lartë e Italisë
Artikulli vijuesMë 8 tetor vihet gurthemeli i Xhamisë Qendrore