Ish-të burgosurit në burgjet izraelite hapin ‘restorant në rrota’

Dy miq palestinezë, ish-të burgosur në burgjet izraelite, vendosën që të fillojnë biznesin e tyre dhe nga furgoni të bëjnë restorant, i cili në rrugët e Ramallahut do të punonte me energji diellore, raporton Anadolu Agency (AA).

Haldun al-Bergus (43) dhe Abdurrahman al-Libi (35) gjatë qëndrimit të tyre në burgjet izraelite kishin ëndërruar të kenë restorant, ndërsa kjo u bë realitet pas lirimit të tyre.

“Restoranti në rrota”, siç e quajnë miqtë restorantin e tyre, përdor energji nga panelet diellore të instaluara në kulmin e veturës.

Bergusi, baba i gjashtë fëmijëve Bergus në burgjet izraelit ka kaluar tetë vjet, dhe këtë vit u lirua.

“Ndërsa ishim në burg, ne mendonim se si të sigurojmë ekzistencën pasi të jemi njerëz të lirë. Ne hulumtonim për diçka të re dhe të paparë. Atëherë na erdhi ideja për ‘restorantin në rrota’”, tregon Bergus, duke shtuar se para se të burgosej kishte shitur sanduiçe para Universitetit të Jerusalemit në Ramallah.

Ai theksoi se partneri i tij al-Libi, gjatë vuajtjes së dënimit kishte punuar në kuzhinën e burgut.

“Abdurrahman gjatë vuajtjes së dënimit në burg, përgatiste ushqim për gati një mijë njerëz. Me këtë përvojë, ai u bë mjeshtër i gatimit”, tha Bergus i cili theksoi se autoritet palestineze ndihmuan për të përmbushur ëndrrën dhe për të filluar biznesin e tyre.

Artikulli paraprakSiri, opozitarët marrin kontrollin e dy fshatrave nga ISIS-i
Artikulli vijuesKleriku kryesor i Assadit: Civilët në Aleppo duhet të shfarosen