Kryeredaktori i “Express”: kritikon Shqiptarët e Maqedonisë: Vetëm të Xhamisë janë ata!

Kryeredaktori i gazetës dhe portalit “Express” Leonard Kërquki ka reaguar ndaj demonstratave në përkrahje të Erdoganit të mbajtura në Maqedoni.

Kërquki nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “facebook” shprehet se shqiptarët e Maqedonisë në vend që të reagojnë për të drejtat e veta e bëjnë një gjë të tillë vetëm kur është në pyetje Erdogani.

Zhurnal e sjell të plotë shkrimin e kryeredaktorit të “Express”:

Gatishmëria e shqiptarëve të Maqedonisë për të protestuar në përkrahje të Erdoganit dhe për t’i shqyer publikisht diplomat e marra në kolegje të themeluara nga Fetullah Gulen, i garanton një jetë të gjatë dhe të qetë në pushtet Nikolla Gruevskit dhe çdo diktatoruci tjetër në Shkup.

Muaj me radhë janë mbajtur protesta ne Shkup, as 10 shqiptarë nuk kane qenë pjese e tyre. Ndërkohe, një grip mi ra Erdoganit veç kur të shfaqen në televizione tre-katër burra të mbështjellë me flamuj te Turqisë.

Shqiptarët e Maqedonisë, që përbejnë rreth gjysmën e popullsisë, nuk kanë pothuajse asnjë të drejtë, askush nuk i pyet për asgjë dhe shikohen me përbuzje në çdo vend – përjashto xhamitë, dhe kerkush nuk bën zë. Bëhen të gjallë vetem kur është ngushtë Erdogani.

 

sakte.net

Artikulli paraprakKim Mehmeti flet për ca shqiptarë “demokrat” kundër ERDOGANIT!
Artikulli vijuesNËSE TURQIA DO TË RRËZOHEJ..