Kryetari Haziri “Dëmtimi i Minarës moment i vështirë për Gjilanin”

Kryetari Haziri “Dëmtimi i Minarës moment i vështirë për Gjilanin”

Ka reaguar kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri duke shkruar në rrjetin Facebook ai ka shtuar

“Rasti që ka ndodhur në fshatin Velekincë në dëmtimin e kupolës së xhamisë, është një rast që Komuna e Gjilanit e dënon ashpër, sepse këto nuk i shërbejnë aspak klimës së krijuar për shumë vite në sigurinë publike në Gjilan. E falënderoj Policinë e Kosovës, të gjitha njësitet, për profesionalizmin e treguar, për rikthimin e gjendjes nën kontroll dhe krijimin e sigurisë për qytetarët e këtij fshati. Po ashtu, përkushtimi dhe sjellja e lartë qytetare e civilizuese e kryetarit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu, e imamit të xhamisë Remzi Halimi dhe e bashkëpunëtorëve të tjerë, por edhe e banorëve, është për t’u falënderuar në këto momente të vështira për fshatin Velekincë dhe për Gjilanin në përgjithësi. LH”

Artikulli paraprakMesila Doda përgjigjet: Të bëhen publikë fondet dhe finacimet për LGBT
Artikulli vijuesDy rekatet (sunnet) të namazit të sabahut janë më të vlefshme sesa e gjithë dynjaja…