Kryetari i BFI-së takoi Ambasadorin e Shqipërisë ku i dhuroi Kuran të artë

Kuran i artë për Ambasadorin Reka

Për herë të parë që nga dorëzimi i letrave kredencialeve në Republikën e Maqedonisë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Fatos Reka, vizitoi Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame, ku u prit nga Kreu i këtij institucioni fetar Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Në një takim të ngrohtë miqësor, Efendi Rexhepi i bëri një prezantim të shkurtër të BFI-së Ambasadorit Reka. Gjithashtu u fol edhe për sfidat me të cilat përballet BFI dhe arritjet e deri tanishme në sferën e organizimit të jetës fetare dhe të realizimit të të drejtave të popullatës myslimane në vend, e cila përbëhet mbi 70 përqind nga populli shqiptar. Gjithashtu u diskutua edhe për qendrat islame në Perëndim, ku si themeluese paraqitet mërgata shqiptare nga trojet e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre qendrave në Perëndim, populli shqiptar ndan kulturën dhe traditën që gjithmonë është në frymë të tolerancës dhe bashkëjetesës mes popujve të ndryshëm me besime të ndryshme.

Nga ana tjetër, Ambasadori Reka shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen dhe prezantimin që i bëri Reisul Ulemaja dhe shprehu gatishmëri për një bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Bashkësisë Fetare Islame.

Në shenjë respekti, falënderimi dhe kujtimi për këtë vizitë, Reisul UIema H. Sulejman ef Rexhpi, i dhuroi një pllakat me Kuran të artë Ambasadorit Reka, e cila njëherit është edhe emblema e Bashkësisë Fetare Islame.

Artikulli paraprakRruga Meke – Medine me borë – Ahir Zamani (FOTO)
Artikulli vijuesIlir Kulla: Lavdrim Muhaxheri në Shqipëri? Dizinformim i shërbimeve sekrete maqedonase