Policia jep detaje për vrasjen e tre të rinjve në Gjakovë

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë zyrtare për vrasjen e tre personave në çarshi të Gjakovës, të martën pasdite.
Policia në Gjakovë ka njoftuar se “Me datë 23.08.2016 në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se në rrugën “Ismail Qemajli” ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes në kafiterinë “Deep Bar” ku kishte ndodhur vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën”.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se një nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes,

ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre.
Po ashtu, në komunikatë të policisë janë dhënë edhe inicialet e viktimave si dhe mosha e tyre.
Viktimat janë:
1. V. I / shqiptar / kosovar i moshës 35 vjeçare.
2. A. I / shqiptar / kosovar i moshës 28 vjeçare.
3. Z. K/ shqiptar / kosovar i moshës 37 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Deri më tani nuk ka të arrestuar. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.

Artikulli paraprakBiden të mërkurën në Turqi, takime me Erdoğan, Yildirim dhe Kahraman
Artikulli vijuesKy është i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjakovë