Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati me ftesë të Universitetit MALTEPE është takuar sot në Stamboll me Prof.Dr.Shahin Karasar mëson Zhurnal.
Në këtë takim Komuna e Sarajit ka pranuar një kamion si donacion nga Universiteti i Stambollit të Turqisë MALTEPE.
Duke folur rreth këtij donacioni, kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati ka falënderuar, Universitetin turk dhe zotin Karasar, duke vlerësuar se automjetet e këtilla do ta rrisin efikasitetin e punës së institucioneve komunale, karshi shërbimeve ndaj qytetarëve.
Pranim-dorëzimi do të bëhet së shpejti. Prof.Dr.Shahin Karasar, tha se Universiteti MALTEPE do të shikon mundësinë që edhe në të ardhmen të mbështes Komunën e Sarajit në forma të ndryshme.
Ky donacion pritet t’a lehtësojë edhe më shumë efikasitetin e shërbimeve komunale të komunës së Sarajit
Kamioni për hedhjen e mbeturinave mëson Zhurnal është i përshtatshëm për të gjitha terrenet, me qëllim për të grumbulluar mbeturinat e qytetarëve të banorëve të Komunës së Sarajit.
Donacionin e Universitetit MALTEPE, e ka konfirmuar Prof.Dr.Shahin Karasar.
Ndryshe, drejtuesit e Komunës së Sarajit në ditët në vijim do të kryejnë të gjitha procedurat e regjistrimit dhe bartjen e këtij automjeti në pronësi të komunës.