VMRO nuk do t’i jep llogari askujt, paratë e shtetit i harxhon ku të do

Edhe gjashtë muaj Maqedonia është para zgjedhjeve parlamntare. Funksionarët e Qeverisë supozohet se abuzojnë me mjetet finansiare shtetërore. Për këtë qëllim, LSDM opozitare ka kërkuar ligj për kontroll publik të mjeteve shtetërore finansiare.

Mirëpo, VMRO-DPMNE e ka refuzuar këtë kërkesë të opozitës, shkruan Zhurnal.
Ndërsa, siç njohton DË, opozita maqedonase, me këtë ka kërkuar transparencë të plotë në punën e institucioneve me mjetet finasiare të shtetit, duke u nisur nga kryeministri, kryetari i shtetit dhe deri te zyrtari më i rëndomtë.

“Një sistem i këtillë do të mundësojë kontrollë publike dhe transparencë ndaj mjeteve finansiare të të gjitha insittucioneve, ndërmarrjeve, kompanive të ndryshme dhe nuk do të ketë keqpërdorime”, thotë për DË, kryetari i Komisonit për financa në LSDM, Kire Naumov.
Ndërkaq, ishguvernatori i Bankës popullore të Maqedonisë dhe ish ministër i finansave thotë për të njëjtin medium se finansat publike nuk kanë qenë kurrë më jotransparente.

Artikulli paraprakKryetari i Komunës Saraj Bekim Murati për vizit në Turqi
Artikulli vijuesMoti vështirson situatën e emigrantëve