Kryetari i Liberland arrestohet në shtetin që sapo e krijoi në Ballkan

0
166
Muajin e kalur, politikani çek Vit Jedlicka e mori si të vetin një rajon të kontestuar mes Kroacisë dhe Serbisë.

Duke e quajtur këtë pjesë të vogël të pyllit si toka-e-askujt, Jedlicka e pagëzoi si Liberland dhe e shpalli si shtetin më të ri në Europë: një strehë e lirë pa taksa prej 3 miljesh katror anës Danubit.

Jedlicka e hapi një website Kombëtar, krijoi flamurin, përpiloi Kushtetutën dhe krijoi moton: “Të jetosh dhe të lësh të jetosh.”

250,000 njerëz kanë kërkuar shtetësi në një shtet që mund të mos ekzistojë
Autoritetet lokale në të dy anët e kufirit të kontestuar kanë kundërshtuar. Ndoshta nuk e kanë kuptuar moton e Liberland, por ata nuk po lejojnë askënd të jetojë aty, sipas “The Washington Post”.
Të shtunën, policia Kroate arrestoi Jedlicka kur ai po mundohej të hynte në Liberland, sipas raporteve të lajmeve lokale dhe faqes së Facebook të Liberland. Ai u lirua të dielën në mëngjes.
Arrestimi i Jedlicka, Presidenti i vetëshpallur i Liberland, është kthesa më e fundit në një përrallë që flet shumë për Europën dhe pakënaqësitë e saj.

Serbia dhe Kroacia të dyja e kanë shpallur këtë pjesë të pyllit si të vetën në një zënkë gjatë Luftërave të Ballkanit gjatë 1990-ve. Sidoqoftë, Jedlicka e konsideroi si pronë të lirë, dhe me 13 prill e shpalli Republikën e lirë të Liberland. Nëse konsiderohet si qendër personale apo një trik për publicitet, i ashtuquajturi kombi i lirë – që nuk është njohur nga ndonjë shtet tjetër – ka prekur telat e shumë njerëzve rreth botës.

Më shumë se 300,000 njerëz janë paraqitur përmes rrjeteve sociale për të marrë shtetësinë e Liberland (Liberlandera? Liberlandiana? Liberlandlubbera?), sipas Associated Press. Jedlicka gjithashtu pretendon që investitorët kanë premtuar miliarda për këtë vend, ku taksat janë sipas dëshirës. Bitcoin është monedha zyrtare, dhe ky komb planifikon të pranojë si qytetar kushdo që nuk ka dosje penale apo të kaluar politike ekstreme.

Ka problem me këtë parajsë të re politike, sidoqoftë. Jedlicka kishte planifikuar të popullonte këtë copë toke javën e kaluar – e vetmja strukturë në të është një shtëpi gjuetarësh – por as autoritetet Serbe as Kroate nuk po vazhdojnë lojën e tij. Në ditët e fundit, të dy shtetet kanë ndaluar duzina njerëz që donin të hynin në Liberland.
“Policia kreu punën e saj më mirë se që kemi pritur,” tha Jedlicka për Associated Press. “Edhe njerëzit që donin të na huazonin anije u bastisën dhe ju thanë që nuk guxojnë të na japin anije neve.”
“Por ne nuk do të dorëzohemi kaq lehtë,” tha ai. “Ne do të vazhdojmë të provojmë.”

Jedlicka e mbajti premtimin, dhe të shtunën policia Kroate e arrestoi atë. Sipas agjencisë së lajmeve Çeke, “CTK”, Jedlicka u konfrontua me policët kroatë në fshatin e Zmajevac disa milje larg Liberland. Ai u lejua të vazhdojë rrugën e tij, vetëm për tu ndaluar përsëri në kufi dhe nga aty u soll në stacionin e policisë të Beli Manastir. Jedlicka u mbajt gjithë natën, sipas CTK, dhe diskutoi të ardhmen e Liberland me një gjykatës lokal.

“Ai nuk mund të merrte një vendim në këtë rast, sepse ne nuk kaluam asnjë kufi, ne po prisnim policinë Kroate në kufirin e Liberland,” tha Jedlicka pas lëshimit të tij të dielën.
Kryetari i Liberland menjëherë vendosi ta bënte arrestimin e tij lajm të mirë për republikën e tij. Sipas faqes së Facebook të Liberland:
[05/09/2015]

Presidenti pati një mbledhje shumë të dobishme me tetë ambasadorë dhe me stafin e Ministrisë për Punë të Jashtme në Zagreb, Kroaci. Njerëzit e përfshirë në këto mbledhje i treguan atij që Liberland ka mundësi suksesi nëse bazohet në idetë e dashurisë dhe lirisë që i proklamon. Presidenti i ftoi ambasadorët në një festë në Liberland fundjavën tjetër. Në mbrëmje, Presidenti u arrestua nga policia kroate edhe pse nuk e kaloi kufirin nga Kroacia në Liberland.

[05/10/2015]

Presidenti u lirua në orët e hershme të mëngjesit pas një takimi miqësor me policinë dhe një gjykatës në qytetin e Beli Manastir, Kroaci. Presidenti mendon që ekziston një shkallë e lartë e mbështetjes nga policia kroate dhe gjyqësori dhe e sheh arrestimin e tij si një shkak për të filluar bisedimet me anën kroate për të hapur kufirin mes Kroacisë dhe Liberland. Liberland gjithashtu ka përfaqësues ligjor për negociata me autoritetet Kroate.

Me Kroacinë dhe Serbinë të patundura kundër Liberlandit, është e paqartë se a do ta mbajë Jedlicka festën e tij mirëseardhëse diplomatike.
Njerëzit që e duan Liberland në Europë dhe Amerikë u munduan të gjejnë lajme në gjuhën angleze për fatin e Jedlickës gjatë fundjavës.
Disa u frikësuan për të ardhmen e Shangri-las Libertariane.

“Dikush që flet Kroatisht apo Çekisht a mund të na japë një përmbledhje se çfarë po ndodh në Liberland tani?” shkroi një komentues i quajtur Masterless në tabelën e mesazheve të Liberland.
“Thjesht, ata u munduan të kalojnë Danubin me një varkë peshkimi dhe u kthyen në brigjet e Serbisë nga policia Kroate, dhe Vit Jedlicka u arrestua kur u mundua të hynte në Liberland nga Kroacia,” u përgjigj një folës kroat.

“Në rregull, faleminderit për lajmet,” shkroi Masterless. “Shpresoj që nuk ka përfunduar.”