Zelandë e Re, ofrohet një punë prej 243 mijë euro në vit, askush nuk shkon

Në Zelandën e Re ofrohet një punë prej 243 mijë euro në vit, me 3 muaj pushime por askush nuk aplikon. Ju duket e mundur një gjë e tillë?

Teorikisht është e vështirë për tu besuar, por kështu është. Lajmi është bërë në Guardian dhe historia e pabesueshme ka ndodhur në Tokoroa të Zelandës së Re. Mjeku, Alan Kenny, i stresuar për ngarkesën e punës, ka vënë një njoftim duke kërkuar ndihmë për një koleg që ta zëvendësojë.

Alan, i ndihmuar edhe nga vajza e tij që studion mjekësi, nuk mund të bëjë pushime, sepse në zonën ku ai jeton nuk ka mjekë. Kështu që vendosi ta ndajë punën me një tjetër, por prej dy vjetësh kërkesa e tij nuk është plotësuar. Për të bindur aplikantët e mundshëm, doktor Kenny ka ofruar kushte mjaft te favorshme punësimi: fundjavë e lirë, nuk ka turn nate, 3 muaj pushim, dhe një pagë shumë të lartë.

Artikulli paraprakLibrazhd, i dehuri konfliktohet me familjarët, i vë flakën shtëpisë
Artikulli vijuesPërsëritjet për provime bëjini në mëngjes herët