Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela: Ska koalicionim me BESA-n, JO me Unitetin për arsyet morale

Kryetari i Lëvizjes për Reforma – PDSH dhe njëherit njëri nga bartësit e Aleancës me Shqiptarët me RDK nga një takim me rininë në Kumanovë ka konfirmuar se nuk ka asgjë apo asnjë mundësi koalicionimi me BESËN.

Ai veç tjerash ka përjashtuar edhe mundësinë e bashkëpunimit me Unitetin e Gëzim Ostrenit.

Sela duke sqaruar pozicionet e kësaj Aleance, i shoqëruar nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi tha se mungon vullneti nga pala tjetër për t’u unifikuar, duke aluduar tek Lëvizja BESA.

“Ne kemi gatishmëri dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur. Publikisht u kam thënë të nënshkruajmë kontratë 1/3, bazuar në platformë. Por çfarë përgjigje kam marrë?! Asgjë.”-tha Sela dhe sqaroi se mungon vullneti nga pala tjetër.

Kryetari i LR-PDSH mbylli derën e bashkëveprimit edhe me Lëvizjen Uniteti të udhëhequr nga Gëzim Ostreni. Sela sqaroi se nuk ka biseduar me krerët e Unitetit dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë, për arsye morale.

 

Artikulli paraprakO.H.“Kalliri I Mirësisë” filloi projektin dimëror – “Dru për ngrohje”
Artikulli vijuesMersel Bilalli në “10 Minuta”: Kriza e refugjatëve pasojë për Maqedoninë