Po rritet numri i të pa punëve në Tetovë

Tetovë, 1 shtator- Numri i të pa punëve në Tetovë për një vit është rritur për 3 mijë. Kompetentët sqaruan se nuk ka rritje drastike të pa punësisë, por kjo gjë është për shkak se shfrytëzuesit  ndihmës sociale duhet që të paraqiten si kërkues aktiv të punës, transmeton zhurnal.mk

Edhe të dhënat statistikore tregojnë se do të ketë një numër të madh të papunëve që janë kandidat potencial për të ikur jashtë vendit. Numri i të papunësuarve në Tetovë shënon rritje drastike nëse krahasohen të dhënat gjysmë vjetore të Agjencisë së punësimit për vitin 2014 dhe 2015.

Në gjashtë mujorin e parë për vitin 2014 ka pasur 10548 të pa punë, përderisa këtë vit numri është rritur për 3.000 gjegjësisht 13.505 të pa punë.

“ Në dhjetor të vitit 2014 bëhej ri regjistrim të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale duhej që të ishin kërkues aktiv të punës”, sqaroi udhëheqësi i Qendrës së punësimit, Tomisllav Trifunovski.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakZjarre në Studeniçan, Zelenikovë, Makedonski Brod dhe Kërçovë
Artikulli vijuesNajçevska: Në Maqedoni s`un i mbledh 2000 veta të protestojnë për vete e leje për refugjatët