Kryetari i Prishtinës padit për shpifje gazetën “Express”

Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa të premten ka ngritur padi civile, kundër gazetës Express, edicioni online, pasi që e njëjta përmes shkrimit “Prokurori i EULEX’it interviston Isa Mustafën”, të datës 4.10.2012, në mënyrë të qëllimshme ka shpifur dhe përhapur informata të cilat kanë si qellim dëmtimin e personalitetit të kryetarit Mustafa dhe familjes Mustafa, njofton QIK.

Përmes një njoftimi theksohet se “padia civile është bërë për shkaktimin e dëmit jomaterial konform dispozitave të parapara me nenet 198, 199 dhe 200 të Ligjit për Marrëdhënie Detyrimore, për shkak se përmes përhapjes së informatave të rreme, është cenuar integritetin e Prof. Dr. Isa Mustafa Kryetar i Komunës, duke shkaktuar shqetësim, cenim të prestigjit dhe nderit, lirive ose të drejtave të personalitetit të Kryetarit, si dhe familjes së tij”.koha/kohaislame

Artikulli paraprakPër Kroacinë, pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur
Artikulli vijuesIzrael, policia vret një turist amerikan, pasi vrau një punonjës hoteli