Kryetari i Komunë së Sarajit Bekim Murati, i shoqëruar nga administrate komunale ka marë pjesë në hudhjen e gurthemelit të Xhamisë së re në vendbanimin Llokë.
Administrata komunale deri më tani ka qenë dhe do të mbetet logjistika kryesore e nismave të tilla. Ata, Këshillit nismëtarë për ndërtimin e xhamisë në Llokë, janë përgjigjur pozitivishtë, pas paraqitjes së idesë për ndërtimin e xhamisë, njofton Zhurnal.
Komuna e Sarajit, konkretishtë sektori për Urbanizëm i ka dhënë lejë ndërtimit të xhamisë, si dhe në të ardhmen do të jetë në dispozicion në cdo kohë, që do ju duhet Këshillit për ndërtimin e Xhamisë së re.
Gjithashtu ata, tani kanë nisur edhe kompletimin e dokumentacionit për kycjen në rrjetin elektrike EVN dhe sistemin e ujsjellsit.