Kryetari i Sarajit hedh gurthemelin e xhamisë së re në Llokë

Kryetari i Komunë së Sarajit Bekim Murati, i shoqëruar nga administrate komunale ka marë pjesë në hudhjen e gurthemelit të Xhamisë së re në vendbanimin Llokë.

Administrata komunale deri më tani ka qenë dhe do të mbetet logjistika kryesore e nismave të tilla. Ata, Këshillit nismëtarë për ndërtimin e xhamisë në Llokë, janë përgjigjur pozitivishtë, pas paraqitjes së idesë për ndërtimin e xhamisë, njofton Zhurnal.

Komuna e Sarajit, konkretishtë sektori për Urbanizëm i ka dhënë lejë ndërtimit të xhamisë, si dhe në të ardhmen do të jetë në dispozicion në cdo kohë, që do ju duhet Këshillit për ndërtimin e Xhamisë së re.

Gjithashtu ata, tani kanë nisur edhe kompletimin e dokumentacionit për kycjen në rrjetin elektrike EVN dhe sistemin e ujsjellsit.

Artikulli paraprakDebat "Migrimi i rutës ballkanike"
Artikulli vijuesSulm me gaz helmues, vdesin 10 persona në Siri