Kryetari shqiptar i Mitrovicës: për xhaminë e Ibrit kena luftu si luanë!

Kreu i komunës së Mitrovicës, ama vetëm i pjesës jugore, Agim Bahtiri, ka deklaruar së fundi se “nuk ka gjasa që trualli i xhamisë skaj Ibrit të cënohet”. Ai tha se ai truall do i mbetet Bashkësisë Islame të Kosovës që më pas do vendosë çfarë të bëjë më të.

Duke replikuar më me publicistin Nexhmedin Spahiu, një mitrovicar që është investuar fort për mbajtjen gjallë të kujtimit dhe të vetedijes mbi ish-xhaminë e Ibrit skaj urës, të djegur gjatë luftës, por dhe që denoncoi dhe faktin se aty është vendosur për ndërtimin e një fushe tenisi, Bahtiri pati një shpërthim të fortë emotiv kur tha: “Për punën e xhamisë kena luftuar si luanët dhe nuk kemi lëshu pe!”

Por në realitet, fati i xhamisë u ka mbetur në dorë serbëve të veriut, pasiqë trualli ku ajo ishte i përket anës veriore të urës, aty ku shqiptarët nuk mund të bëjnë asgjë qyshse u bllokua ura pas  lufte dhe serbët  vunë kontrollin në anën veriore me një syshkelje franceze pabesie.

Artikulli paraprakNexhmedin Spahiu nuk e duron Agim Bahtirin, ndaj largohet nga emisioni (VIDEO)
Artikulli vijuesSpahiu: Rindërtimi i xhamisë te ura e Ibrit nuk është paraparë