Abbas: Të ndalojnë sulmet ndaj palestinezëve

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve në kampet e refugjatëve palestinezë në Siri.

“U bëjmë thirrje palëve luftuese që të kursejnë popullin palestinez dhe kampet e tyre. Bombardimet në kampet e refugjatëve duhet të ndalojnë menjëherë”, ka thënë Abbas.

Ai ka kërkuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar që të sigurojë mbrojtje për “qytetarët e tij”.

Komentet e Abbasit pasojnë sulmet me raketa të ushtrisë siriane në një kamp të refugjatëve palestinezë në Damask.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se të paktën tetë civilë kanë humbur jetën, ndërsa disa agjenci të lajmeve flasin për numër më të madh të viktimave./BS/kohaislame

Artikulli paraprakKina: Dialogu, zgjidhja vetme për Kosovën
Artikulli vijuesSerbët e Leposaviqit në protestë