Kryqi i Kuq kërkon "pauzë humanitare" në Siri

Mijëra jetë të sirianëve në Homs, janë në rrezik për shkak të luftimeve të trupave shtetërore dhe kryengritësve, lajmëroi të shtunën Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Kjo organizatë bëri thirrje për një “pauzë humanitare” të luftës, në mënyrë që të ngujuarve në qytetin e rrethuar, t’u dërgohet ushqim dhe ndihmë mjekësore.

“Ne duam t’u sjellim atyre ndihmë humanitare dhe të evakuojmë ata civil që duan të largohen” ka thënë Magne Barth, përgjegjësi i delegacionit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Siri.

“Por, një operacion i përmasave të tilla, kërkon pëlqimin e të gjitha palëve, dhe ky nuk është ende rasti”, tha ai nga Homs. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakVIDEO Egjipt: Fotografi gjiroj vrasjen e tij nga snajperisti
Artikulli vijuesKapen grabitësit e 500 mijë eurove në Shkup