KU HOSTOHEN UEBFAQET MË TË KLIKUARA NË BOTË!

Pyetje rrufe: Cili qytet i SHBA-së hoston shumicën e faqeve më të vizituara të internetit në botë?

Përgjigjja është Houston, me mbi 50,000 uebfaqe më të klikuara në botë dhe më shumë se dy herë vendi i dytë, Mountain View, Kaliforni.

Hostcabi, kompania e informacioneve të hostimeve, ka krijuar një grafik të dhënash për të treguar se ku hostohen uebfaqet më të klikuara në botë dhe nga cilat kompani – transmeton Krokodili.

SHBA-ja hoston gati gjysmat (rreth 450.000) nga uebfaqet më të klikuara në botë dhe Dallas, Scottsdale, Provo, San Antonio, Chicago, dhe Ashburn plotësojnë pozicionet nga tre deri në tetë, para se të renditet Pekini, i cili zë vendin e dhjetë. Tokio, Moska, Amsterdami janë të vetmet qytete të tjera që futen në 15 vendet e para në listë.

Kompanitë që hostojnë më shumë uebfaqe janë SoftLayer dhe ThePlanet.com, me mbi 40.000 uebfaqe. Google është e katërta me rreth 25.000 dhe GoDaddy është e pesta. Amazon renditet në vendin e dhjetë, me vetëm 10.000 uebfaqe.

Megjithatë, këto janë të dhëna interesante. Shikoni grafikun e të dhënave më poshtë për më tepër.

Artikulli paraprakDAÇIQ: O ZBATIM I MARRËVESHJEVE, O S’KA EVROPË
Artikulli vijuesJahjaga: Rezultati i dialogut, normalizimi i marrëdhënieve