Ku janë unazat e qytetit Shpend Ahmeti

Projekti i unazës së mesme në kryeqytet i vijëzuar në harta urbane e i prezantuar në Planin Strategjik 2004 – 2020, vazhdon t’i mbajë të uzurpuara dhjetëra prona private të kryeqytetasve, qysh nga miratimi i planit.
 
Kjo për shkak se edhe pas 11 vjetësh, Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ende ta përfundojë së paku njërën nga tri unazat e planifikuara të kryeqytetit. Hysen Durmishi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, megjithatë thekson se unaza e brendshme do të përfundojë ose në fund të vitit, sivjet, ose në fillim të vitit të ardhshëm.
 
Me Planin strategjik komunal të vitit 204 ishin paraparë të jenë tri unaza rrugore të qytetit, unaza e brendshme, unaza e mesme dhe unaza e jashtme, që të gjitha të lidhura njëra me tjetrën dhe më qëllim të shkarkimit të qendrës nga automjetet. Përgjatë këtyre qarkoreve parashihej të kishte edhe hapësira të reja për banim.
 
Legjitimimi i këtyre unazave është futur pastaj edhe në dokumentin tjetër vital të Komunës së Prishtinës, që është Plani Zhvillimor Komunal, i miratuar në Kuvendin Komunal, më 2013. Sidoqoftë, efekti i mospërfundimit të unazave ka ndikuar tek pronarët e tokave në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Kështu, dhjetëra prona private gjithandej vijës së ndërtimit të unazës së mesme të Prishtinës, prej asaj kohe, kanë mbetur të pashfrytëzuara./Expres/.kohaislame
 
 
Artikulli paraprakJa prova! Ukraina rrëzon dronin high-tech të Rusisë / VIDEO
Artikulli vijuesUshtaraku bullgar: Maqedonia mund të bëhet tërësisht shqiptare pa qenë nevoja e ndarjes