Koalicioni nuk i ka votat për Demarkacionin

Sigurimi i 80 votave për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi vlerësohet si sfidë për koalicionin qeverisës, PDK-LDK dhe minoritetet.

Që kjo çështje të mos dështojë kërkohet një konsensus i domosdoshëm ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Derisa presidenti Thaçi kërkon ratifikimin e marrëveshjes, opozita kërkon komision të ri për vijën kufitare, shkruan “Zëri”.

Mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeverisës, PDK-LDK-minoritet, sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, e kanë vënë në dilemë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës.

Sipas përfaqësuesve të partive politike dhe sipas vlerësimit të analistëve politikë, koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, që kërkohen dy të tretat e gjithë deputetëve.

Prandaj subjektet opozitare, analistët politikë, por edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës theksojnë nevojën e një zgjidhjeje të përbashkët në mes të pushtetit dhe opozitës.

Artikulli paraprakI thanë Adem Jasharit: Mos agjëro se luftë është, ai tha…
Artikulli vijuesSot myslimanët filluan agjërimin e Ramazanit