Qeveria e Kosovës paralajmëron një tjetër 25 korrik në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se këto veprime do të jenë të detyrueshme për ta vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë. Ai ka deklaruar se vonesat në ndërhyrje kanë qenë për të dalluar qytetarët nga kriminelët, në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri.
“Aksioni i 25 korrikut do të jetë i detyrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për qeverinë e Kosovës”, ka thënë Kuçi në intervistë për emisionin Rubikon të KTV-së.
Më tej Kuçi është shprehur i pakënaqur me dinamikën e KFOR-it dhe EULEX-it në atë pjesë, duke kërkuar më tepër bashkëpunim për ta vënë ligjin.
Sipas Kuçi, EULEX-i e ka për detyrë të zbatojë mandatin e vet për vendosjen e ligjit edhe në veri, ndërsa ka thënë se qeveria është treguar e kujdesshme për të dalluar qytetarët serbë nga kriminelët.
Kjo sipas tij, është bërë me qëllim që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri.
You Might also Like
Jeremiq: Ky pushtet ka premtuar se do ta njoh Kosovën si shtet i pavarur
“Ky pushtet na ka ardhur mbi kurriz, pasi që i ka premtuar Perëndimit se do…
By
Redaksia
1 Min Read
FDH: Të zbardhen rastet e incidenteve ndëretnike të javëve të kaluara
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, ka shpreh shqetësim ndaj rritjes së numrit të incidenteve…
By
Redaksia
2 Min Read
Hoti: Nuk i kemi siguruar mjetet për pensionet e veteranëve
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se akoma nuk janë siguruar mjetet e nevojshme…
By
Redaksia
1 Min Read
Buzhala: FSK-s u mungonin vetëm dy “rakovica”
I la anash për pak kohë kolegët e tij partiak, për tu marr me parakalimin…
By
Redaksia
2 Min Read
VV: Bojkoti i Thaçit për monopolin e Titan Grupit
Shumica e shumicës prapë ikën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Të urdhëruar nga Kryeministri…
By
Redaksia
5 Min Read
Luta i ka dy tre fjalë mbi fotografinë në Xhami
Kryetari i komunës së Gjilanit është bërë pjesë e një "skandali" medial. Atij në xhami…
By
Redaksia
1 Min Read
