KUÇI UDHËTOI PËR VIZITË NË SHBA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Programi i partneritetit në mes të shtetit Iowa dhe shtetit të Kosovës”.

Në konferencën e Iowa-s Kuçi do të paraqitet me temën “Republika e Kosova sot dhe në të ardhmen”, po ashtu, ai do të jetë pjesë e panelit ku do të diskutohet për sundimin e ligjit në Kosovë.

Gjithashtu, në konferencën ku marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të trajtohen temat si: sundimi i ligjit, siguria, avancimi i FSK-së, ekonomia, shëndetësia, bujqësia, turizmi etj., thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.kohaislame

Artikulli paraprakGOOGLE MERR LËVDATA PËR PENALIZIMIN E FAQEVE ME PËRMBAJTJE TË PALIGJSHME
Artikulli vijuesTHAÇI: SHTETI, I PAPREKSHËM