Kuds (Jerusalem) – Çifutët vranë çifutin vetëm pse brohoriti "Allahu Ekber"

Policia e Izraelit njoftoi sot se një personel i sigurimit ka shtënë me armë dhe ka qëlluar për vdekje një burrë hebre në një prej vendeve më të shenjta çifute, Murin Perëndimor të Jerusalemit.

Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld tha se garda e sigurimit ka shtënë disa herë në njeriun, pasi ka dëgjuar të ketë thënë me zë “Allahu Ekber”, që në arabisht i bjen “Zoti është i madh”.

Rosenfeld tha se garda dyshoi që burri i dyshimtë ishte një militant palestinez, që në fund doli se ishte një dyzet vjeçar çifut izraelit.

Vrasja ndodhi në kohën kur qindra pelegrinë hebrenj ishin mbledhur për t’u lutur pranë Murit Perëndimor, i njohur ndryshe edhe si Muri i Vajtimit.

Artikulli paraprak(VIDEO) Siri: Disa nga armët kundërajrore që arritën në duart e Ushtrisë së Lirë Siriane
Artikulli vijuesShtetet e Bashkuara do ta çojnë për mbeturina teknikën e tyre ushtarake në Afganistan