OKB: Situata në Siri – katastrofë humanitare

Shefja për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos, thotë se situata në Siri, ku kryengritësit po përpiqen ta përmbysin regjimin e presidentit Bashar al-Assad, paraqet katastrofë humanitare.

Amos i tha mbrëmë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se afro 6.8 milionë njerëzëve u nevojitet ndihma.

Sipas saj, më se kaktër milionë, nga 22 milionë banorët e Sirisë, janë zhvendosur brenda këtij vendi, për shkak të konfliktit dyvjçear.

Valerie Amos theksoi se 1.3 milionë sirianë kanë ikur në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, ndërsa më së shumti po vuajnë njerëzit e zakonshëm dhe fëmijët.

Këshilli i Sigurimit mbrëmë e ka miratuar një deklaratë jo-obliguese me të cilën kërkohet përfundim i dhunës dhe të gjitha palëve u bëhet thirrje për të lejuar veprimin e agjencive humanitare brenda në Siri.

Rusia dhe Kina i kanë bllokuar lëvizjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për aksione më të fuqishme ndërkombëtare lidhur me Sirinë. /bs/kohaislame

Artikulli paraprakE mahnitshme: Kufiri që ndan Argjentinën, Paraguain dhe Brazilin
Artikulli vijuesAsad nuk ndalet: Fitoj unë ose Siria merr fund